Ngucati: UÇK nuk ka qenë kriminale, por çlirimtare

Ngucati: UÇK nuk ka qenë kriminale, por çlirimtare

13:57, 13/12/2025

Kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati, në protestën e organizuar në Shkup ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë kurrë kriminale, por një forcë çlirimtare që mbrojti kombin dhe qytetarët e saj, shkruan Reporteri.net.

“Sot jemi mbledhur këtu për t’i treguar partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut se UÇK nuk ka kryer krime. UÇK ka qenë një ushtri çlirimtare që mbrojti kombin e vet dhe qytetarët e saj. Ne jemi këtu për të ngritur zërin, siç e bëjmë në çdo protestë, duke bashkuar shqiptarët siç bëri edhe Skënderbeu në kohët më të vështira”.

“Kjo gjykatë është formuar nga një individ i çmendur, i cili në vitin 2011 ngriti një rezolutë në Parlamentin dhe Këshillin e Europës, duke pretenduar se UÇK ka kryer krime”.

“Por ne jemi këtu për të treguar se e vërteta është ndryshe”, tha Gucati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco