Ena Krasniqi, motra e Donika Kadaj Bujupit, nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Krasniqi ka qenë pjesë e listës së VAKAT.
Ndërsa në anën tjetër, Vakat është certifikuar ndaras.
Sa i përket Krasniqit, ajo mund të ankohet brenda 48 orëve.
Lidhur me kandidimin e motrës së Kadaj Bujupit, Ena Krasniqi, ka reaguar para disa ditësh edhe Duda Balje.
Kjo e fundit ka thënë se garimi i Kadajt është qëllimisht për të keqpërdorur vendet e rezervuara për komunitetet joshumicë në Kosovë.
Ajo madje, garimin e Kadajt e ka lidhur si sulm i VAKAT karshi Baljes.
âKy nuk Ă«shtĂ« sulmi i parĂ« nga VAKAT. Para dy zgjedhjeve, VAKAT ka marrĂ« vota edhe nga komunat serbe dhe ka provuar tĂ« marrĂ« vende me vota tĂ« serbĂ«ve. Tani po pĂ«rpiqet edhe me zonjĂ«n Ena. UnĂ« e respektoj, por nuk e njoh personalisht, nuk e kam parĂ« kurrĂ« nĂ« jetĂ«n time, dhe mendoj se ky veprim nuk Ă«shtĂ« ferâ, tha ajo.
© SYRI.net