Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari nuk u paraqit sot në seancën lidhur me rastin për rezervat shtetërore.
Sipas saj, ky është një sabotim i qëllimshëm i shtetit, si nga Hajdari e poashtu edhe nga Kurti që siç thotë ajo është ftuar nga Prokuroria dhe s’është paraqitur.
“Është përpjekje për të delegjitimuar institucionet dhe vet shtetin”, thotë mes tjerash Çitaku
Postimi i plotë:
Pra, sot Rozeta refuzoi të paraqitet në Gjykatë, si e akuzuar për aferën korruptive me rezervat shtetërore.
Albini, në anën tjetër, refuzon të paraqitet në prokurori.
Në të njëjtën ditë kur Prokuroria ngriti aktakuzë për sulmin terrorist në Ibër–Lepenc.
A po e kuptoni paradoksin?
Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit.
Është përpjekje për të delegjitimuar institucionet dhe vet shtetin.
E njëjta Prokurori është në të dyja rastet.
E çka tash?
A është kjo ftesë publike për secilin që të mos t’i përgjigjet Prokurorisë?
Kjo është thirrje për anarki.
Për kaos.
Për vetgjyqësi.
© SYRI.net