Zjarri në Bregun e Diellit, një person merr tretman mjekësor

Zjarri në Bregun e Diellit, një person merr tretman mjekësor

08:55, 10/12/2025

Një person ka marrë tretman mjekësor si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit.

Ai theksoi se aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, tha Pllana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco