Një person është shoqëruar nga policia në lidhje me atentatin ndaj Gilmando Danit dhe mikut të tij Muçi Shaljani, agjent i Mbikëqyrjes Policore.
Gazetari i Syri Tv, Klajdi Bodlli informon se personi i shoqëruar është me precedent të mëparshëm penalë dhe i skeduar nga policia.
Ai do të merret në pyetje lidhur me atentatin e ndodhur më 11 nëntor 2025 ku mbeti i vrarë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij Shaljani, i cili drejtonte mjetin kur atentatorët i dolën në pritë dhe e ekzekutuan.
Që nga dita e atentatit deri tani janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.
Atentati
Gilmando Dani dhe miku i tij Agjenti i Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, Sheqeri sapo ishin kthyer nga Spanja. Sheqeri ishte në timon në Benzin e bardhë ndërsa Gilmando ishte pasagjer kur 3 persona dolën nga një tjetër automjet tek rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit dhe qëlluan me breshëri ndaj tyre.Gilmando Dani i cili ishte dhe shënjetra e atentatit ndërroi jetë në vend, ndërsa agjenti i Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani kaloi 4 ditë në spitalin e Traumës me 10 plumba, 2 në kokë e 8 të tjerë në trup dhe ndërroi jetë mëngjesin e 15 nëntorit.
© SYRI.net