Çerkin Dukolli ka zyrtarizuar kandidimin e tij për deputet nga Nisma Social Demokrate, duke rikthyer në skenë një prej figurave më të besueshme dhe më të qëndrueshme të partisë.
Ai ka qëndruar pranë Fatmir Limajt që nga dita e parë dhe është konsideruar gjithmonë si një ndër bashkëpunëtorët e tij më të afërt, shkruan Syri Kosova.
Dukolli vjen me një përvojë të fortë në qeverisje. Ai ka shërbyer si zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe më pas si zëvendësministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Haradinaj, në periudhën kur Nisma dhe AAK udhëhiqnin bashkë.
I angazhuar në Nismë që nga themelimi dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dukolli shihet si një profil politik me stabilitet, përvojë dhe besueshmëri, që synon t’i japë forcë garës së partisë në zgjedhjet e ardhshme.
© SYRI.net