Osmani i kërkon Presidentit të Hungarisë mbështetje për heqjen e masave BE’së: Të padrejta

Osmani i kërkon Presidentit të Hungarisë mbështetje për heqjen e masave BE’së: Të padrejta

18:04, 08/12/2025

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar me Presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Osmani ka thënë se bashkëpunimi mes dy vendeve po rritet në çdo drejtim, teksa ka theksuar se mbështetja e Hungarisë është thelbësore për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj vendit.

Ajo ka shtuar se integrimi euro-atlantik i Kosovës është në dobi të të gjithë Evropës.

“Sot për herë të parë, qëndroi për vizitë pune në Kosovë, Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy. Së bashku me Prindonin i mirëpritëm në Presidencë dhe shprehëm synimin që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të rritet në çdo drejtim. Në takimin bilateral me Presidentin Sulyok përsërita se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore. Integrimi euro-atlantik i vendit tonë është në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian.  [🇽🇰] [🇭🇺] ”, ka shkruar Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco