Policia në Prishtinë realizon 152 urdhëresa gjyqësore brenda një jave, sekuestron 6 armë dhe shqipton mbi 4 mijë gjoba

Policia në Prishtinë realizon 152 urdhëresa gjyqësore brenda një jave, sekuestron 6 armë dhe shqipton mbi 4 mijë gjoba

10:34, 08/12/2025

Policia e Rajonit të Prishtinës ka realizuar gjithsej 152 urdhëresa gjyqësore gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.

Sipas njoftimit zyrtar, 47 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe procedura të tjera ligjore.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë kryer obligimet financiare të përcaktuara me urdhëresë.

Gjatë të njëjtës periudhë kohore, Policia ka intensifikuar veprimtaritë edhe në fushën e sigurisë publike, duke sekuestruar 6 armë zjarri.

Në fushën e sigurisë në trafik, janë shqiptuar gjithsej 4,492 masa administrative me gjobë për kundërvajtje të ndryshme dhe shkelje të Kodit Rrugor, prej të cilave 510 janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe radarët mobilë.

Policia ka bërë të ditur se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim rritjen e sigurisë dhe respektimin e ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco