Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pasi publikoi listën me 110 emrat e kandidatëve për deputetë tha se mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin.
Ai tha se janë bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara.
Postimi i tij i plotë:
Listë gjithëpërfshirëse, me profesionistë të shumtë. Energji e re me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin.
Një përbërje që reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror.
Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara! #PDK130.
© SYRI.net