Gjendet e vdekur një grua në Klinë

Gjendet e vdekur një grua në Klinë

16:23, 07/12/2025

Një grua është gjetur e vdekur  sot në fshatin Grabanicë të Klinës. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së lumit Bistrica.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Pejës.

Në lidhje me këtë rast, nuk dihen shumë informacione e as viktima nuk është identifikuar ende.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë me njësitet relevante, prokurori, si dhe ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet si “Vdekje e dyshimtë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco