U plagosën gjatë sulmit ku u vra gjyqtari Kalaja, babë e bir dalin nga spitali. Jashtë rrezikut për jetën

U plagosën gjatë sulmit ku u vra gjyqtari Kalaja, babë e bir dalin nga spitali. Jashtë rrezikut për jetën

11:32, 07/10/2025

Dy persona, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj që u plagosën dje gjatë ngjarjes së dhunshme në sallën e Gjykatës së Apelit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, kanë dalë nga spitali dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, kur gjyqtari Kalaja u qëllua gjatë shpalljes së një vendimi për një konflikt pronësie.

Autor i dyshuar është Elvis Shkëmbi, palë në procesin gjyqësor, i cili gjithashtu la të plagosur Ragip dhe Ervis Kurtaj.

LEXO EDHE: Pamjet filmike, Elvis Shkambi qëllon nga afër gjyqtarin/ Një plumb bëri rikoshet, hyri në kompjuterin e sekretares

Sipas raportimeve, Shkëmbi u arrestua sot nga policia, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Punonjësit e administratës dhe qytetarët që ndodheshin në sallë tregojnë se situata ka shkaktuar panik dhe kaos.

Prokuroria e Posaçme po verifikon gjithashtu shkeljet e mundshme të masave të sigurisë në ambientet e gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco