Kërkesat e ShBA-së: Çka tha Hovenier për gazin amerikan dhe Lëvizjen Vetëvendosje?

Kërkesat e ShBA-së: Çka tha Hovenier për gazin amerikan dhe Lëvizjen Vetëvendosje?

17:35, 06/06/2026

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier në një intervistë të dhënë së fundi ka folur për marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diplomati amerikan foli veçanërisht edhe për thirrjen e ShBA-së në lidhje me gazin amerikan, duke u shprehur se nëse Kosova nuk i përgjigjet ofertës së administratës Trump, mund të humb edhe më shumë interesimi.

“Administrata e Trumpit është dëshmuar si transaksionale. Nëse jeni të gatshëm të bëni marrëveshje, bëni; nëse jo, nuk jeni të interesuar. Nëse Kosova nuk i përgjigjet ofertës së administratës së Trumpit për LNG, atëherë administrata e Trumpit do të humbë edhe më shumë interes për Kosovën, dhe çdo veprim sa i përket dialogut dhe partneritetit energjetik e forcon Kosovën si partner. Çdo veprim në kundërshtim me këtë e çon potencialin diku tjetër”, ka deklaruar Hovenier në Rubikon.

Hovenier ka shprehur kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke vlerësuar se kjo parti ka reaguar vazhdimisht me vonesë ndaj kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, kjo qasje ka qenë pjesë e një modeli të përsëritur gjatë periudhës sa Vetëvendosje ka qenë në pushtet.

“Kur disa çështje kyçe janë paraqitur, Vetëvendosja lëvizte ngadalë për t’iu përgjigjur gjërave që ishin identifikuar nga zyrtarët e ShBA-së ose të BE-së si prioritare”, ka thënë Hovenier në Rubikon.

“Flasim për projektin e bashkëpunimit për gaz, për disa gjëra që ishin gjatë kohës sime, për sa i përket koordinimit më të mirë policor dhe ushtarak me ushtrinë dhe NATO-n, po ashtu ngadalësinë e Vetëvendosjes për t’iu përgjigjur ftesës së Trumpit për Bordin e Paqes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco