Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas raportimit të Nacionales për shfaqjen e një letre me numrin 116 të Lëvizjes Vetëvendosje dhe numra kandidatësh në objektin ku ndodhet Konsullata e Kosovës në New York, në ditën kur ka nisur votimi i diasporës në përfaqësitë diplomatike. Rasti ngre dyshime për krim serioz elektoral pasi rregullat zgjedhore ndalojnë materialet partiake në hapësirat ku zhvillohet votimi dhe në afërsi të qendrave të votimit.
“KQZ është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe zyrtarët tanë janë duke ofruar vazhdimisht udhëzimet e nevojshme për zhvillimin e procesit të votimit sipas ligjit dhe procedurave”, thuhet në reagimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Duke iu referuar rastit konkret, KQZ tha se është njoftuar nga misioni diplomatik se letra e publikuar nuk ishte vendosur në derën hyrëse të Konsullatës, ndonëse i njëjti kat.
“Lidhur me rastin në fjalë, jemi njoftuar nga misioni diplomatik se kjo letër me shënime nuk është vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës në New York, por në derën e zyrës së një organizate tjetër, që po ashtu është në katin e tretë ku është e vendosur Konsullata”, thuhet më tej në reagim.
Sipas Komisionit, fotografia e publikuar tregon se letra ndodhet në derën e një zyre tjetër, ndërsa në murin afër saj shihet një shigjetë që, sipas KQZ-së, tregon drejtimin për në Konsullatë, por në kah të kundërt.
“Pra, këto shënime nuk janë vendosur as para derës hyrëse të Konsullatës dhe fotografia e publikuar tregon se letra është në derën e një zyre tjetër, ndërsa në murin afër derës është shigjeta që tregon për Konsullatën në drejtimin e kundërt”, ka pretenduar KQZ.
Nacionale raportoi se letrat kishin qëndruar të vendosura aty për më shumë se pesë orë, ndërsa nuk dihet nëse autoritetet përgjegjëse ishin njoftuar për rastin.
Votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës ka nisur sot në disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.
Sipas KQZ-së, procesi po zhvillohet në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18
© SYRI.net