‘Zvërneci’/ Berisha: Të zbatohen direktivat e BE, transparenca është zero!

12:35, 04/06/2026

Kreu demokrat Berisha ka folur për gazetarët edhe për projektin e Zvërnecit. “Të zbatohen direktivat e BE, transparenca është zero”, tha kreu demokrat.

Pyetje: Zoti Berisha, kam edhe një pyetje që është më shumë e filozofisë politike sesa e debatit të ditës. Qeveria është pro ndërtimit në Zvërnec, opozita është pro ndërtimit në Zvërnec, ndërkohë që mijëra qytetarë janë kundër. Pse duhet që një qytetar të sjellë opozitën në pushtet kur për çështje madhore që ndajnë qytetarët, opozita ka të njëjta ide me qeverinë?

Sali Berisha: Jo... krejt gabim. Unë do flas në parlament kur të më vijë radha pas disa orësh...

Dallimi është absolutisht në këtë rast si dallimi që ekziston midis natës dhe ditës, midis territ dhe dritës, midis transparencës dhe errësirës.

Në qoftë se ne mbrojmë tezën se ne nuk bëjmë hipokrizi, mbrojmë tezën që në përputhje me direktivën europiane Natura 2000, dhe që unë kam besim të plotë se kjo direktivë është direktivë që plotëson të gjitha kërkesat e mjedisit... në qoftë se hapat bëhen në përputhje me direktivën europiane, unë mendoj se ato janë hapat e drejta.

Dhe unë nuk besoj se Shqipëria ka direktiva më të veçanta apo më rigoroze sesa direktiva europiane. Por dhe një gjë e saktë, duhet të dish, është shumë interesante. Direktivat për mjedisin të Bashkimit Europian janë të detyrueshme, në qoftë se lexoni, janë të detyrueshme si për vendet anëtare, ashtu dhe për vendet që ecin drejt anëtarësimit. Pra, janë njësoj sikur të ishte vend anëtar.

Tani, në qoftë se ka një gjë këtu, transparenca është zero... kur është për mua, imagjinoni se sa është për qytetarin. Sepse më është dashur të bëj shumë, shumë punë për të arritur të sqaroj një seri problemesh, dhe ato çka kam thënë, i kam thënë bazuar në parimet e përgjithshme.

Por tani vijmë tek pse është diferencë e madhe. Diferenca është e madhe sepse të ndërtosh në përputhje me kushtet ekologjike, me kushtet ekologjike, ndërton në zbatim të direktivës së Komisionit Europian.

Por tani për ta ditur, në rastin e peizazheve në natyrë që është kategoria e pestë e mbrojtur, direktiva europiane thotë: në qoftë se vendos ta zhvillosh, do të respektosh këto katër etapa, këto katër momente. Një nga momentet është Appropriate Assessment, vlerësimi i përshtatshëm. Pra, vlerësimi i përshtatshëm të përcakton një seri treguesish, të cilat ti do t'i vësh në tavolinë edhe t'i kontrollosh.

Në qoftë se këto tregues lejojnë zhvillimin në kushtet ekologjike, atëherë ti vazhdon. Në qoftë se këto tregues nuk e lejojnë, të thonë jo, nuk mund të bëhet pavarësisht se është peizazh, ti nuk mund ta bësh.

Ndaj dhe unë i qëndroj asaj. Nuk më duhen ato shembujt fare mua aty. Mua më duhet që në qoftë se kjo mund të zhvillohet në përputhje me direktivën, të zhvillohet në kushtet e respektimit të plotë të mjedisit.

Pra, krejt ndryshe nga qeveria.

A e patë ju? Merrni, shpërndajeni se si u zu ai aty me gazetaren e CNN. Një njeri i shfazuar, i kishte marrë ca viza aty dhe i thoshte... jo nuk bëhet fjalë... po për çfarë bëhet fjalë aty... si mund të thuash ti një zonë e rrethuar dhe ajo ia nxirrte edhe buldozerin, edhe gjembat, edhe të gjitha gjërat. "Jo, jo, jo nuk është duke u bërë fjalë për projekt". Ky i çmendur, më fal, ky është i luajtur mendsh, i pamjekuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco