Nga Gurakuç Kuçi
Për vite me radhë, një pjesë e qytetarëve të Kosovës, përkatësisht komuniteti serb, është mbajtur peng, i kolonizuar politikisht dhe i detyruar ta shohë shtetin e vet, Republikën e Kosovës, si armike, vendin që u ofron siguri, mirëqenie dhe diskriminim pozitiv.
Beteja për demokraci brenda komunitetit serb është beteja për liri, e cila do të krijojë parakushtet e domosdoshme për paqe në të ardhmen e afërt.
Duke qenë se Lista Serbe kërkon monizmin dhe sundimin, 7 qershori është mundësia që kësaj mendësie t’i thuhet “stop”, duke votuar për subjektet tjera politike, siç është subjekti i Nenad Rashiq-it dhe ekipi i tij.
Ky ndryshim i qasjes nga monizmi drejt pluralizmit tregon se e ardhmja fiton mbi propagandën, se sirenat e thirrjeve për luftë marrin fund dhe se demokracia është e ardhmja.
Qytetarët serbë nuk kanë pse detyrohen më të marrin pjesë në thirrjet e luftërat e regjimeve autoritare që duan të bëjnë luftë e të vrasin njerëz të pafajshëm.
7 qershori duhet të jetë data kur populli serb në Kosovë
vendos jo për interesat e klaneve që tashmë kanë anëtarë të përfshirë në krim dhe terrorizëm, por për të ardhmen e tyre.
Votoni me mend dhe jepni fund kolonizimit politik nga regjimet që nuk i duan as aty ku e kanë pushtetin real, siç është regjimi i Vuçiqit në Serbi.
© SYRI.net