Osmani thotë se Enver Petrovci i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet

Osmani thotë se Enver Petrovci i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet

16:00, 22/09/2025

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Petrovci për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci.

Në mesazhin e ngushëllimit thuhej se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci.

“Ai mbetet një ndër figurat më të shquara të kulturës sonë. Me talentin dhe veprën e tij i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet. Kujtimi dhe kontributi i tij do të jetojnë përherë në skenat tona dhe në kujtesën e popullit të Kosovës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Petrovci, miqve dhe gjithë komunitetit kulturor. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Enver Petrovcin”, ka thënë Osmani.

Petrovci sot ka vdekur në moshën 71 vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco