Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit James Rubin në Hagë, në mbrojtje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti tha se e ka përcjellë dëshminë e Rubin pjesërisht.
“E kam përcjellur pjesërisht me aq sa mbërritur për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta, mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë, roli ynë është i kufizuar, ne kemi dhënë mbështetjen financiare në mënyrë të pandërprerë. Shpresojmë për të mirën, në anën tjetër qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, tha Kurti.
Ai u pyet për faktin se Adem Demaçi po del si njeriu kryesor. Kurti tha se nuk jep vlerësime politike.
“Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike”, tha Kurti për T7.
© SYRI.net