Policia lëshon njësitin në Dumnicë të Podujevës, po asgjëson 5 mijë fije bimë narkotike

Policia lëshon njësitin në Dumnicë të Podujevës, po asgjëson 5 mijë fije bimë narkotike

17:30, 21/09/2025

Katër persona janë arrestuar në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, dy prej tyre shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë.

Në pronën e dy shtetasve kosovarë janë hasur një hektar me misër dhe lëndë narkotike kanabis.

Mësohet se policia me njësitin përkatës kanë filluar asgjësimin e 5 mijë fijëve të bimëve narkotike.

“KULTIVIMI I BIMËS, SHKURRES SË KOKAINËS OSE BIMËVE TË KANABISIT- Dumnicë e Poshtme –Podujevë, 20.09.2025-17:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj; dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë. Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar pasi që në pronën e tyre kanë hasur në një sipërfaqe rreth një hektar të mbjella me misër dhe lëndë narkotike kanabis me gjatësi të ndryshme. Ndërsa dy te dyshuarit tjerë shtetas të Shqipërisë dyshohet se ishin punëtor. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, katër të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartcekur dhe ndalohen në qendrën mbajtjes.” thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco