Pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër - Hani i Hotit, viktimat babë e bir

19:22, 20/09/2025

'Syri'sjell pamjet e para pas aksidentit tragjik që i mori jetën babë e birë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:20, në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit.

Makina e drejtuar nga shtetasi Valentin Bluda, 32 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një reklamë buzë rrugës.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit dhe babain e tij, shtetasin Nikolla Bluda, 76 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer. Të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Aksi Shkodër - Hani i Hotit është një nga akset më problematike që ka marrë shumë jetë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco