Vendimi i Supremes: Shfuqizimi i udhëzimit të jashtëligjshëm administrativ të Muratit publikohet në Gazetën Zyrtare

Vendimi i Supremes: Shfuqizimi i udhëzimit të jashtëligjshëm administrativ të Muratit publikohet në Gazetën Zyrtare

18:46, 23/07/2025

Gjykata Supreme ditë më parë ka shfuqizuar udhëzimin administrativ për pajisjet fiskale të ministrit  të Financave në detyrë dhe deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran Murati. Shfuqizimi i është publikuar në në Gazetën Zyrtare.

Gjykata Supreme e Kosovës ditë më parë vendosi se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese, duke nxitur kundërshtim të ashpër nga Qeveria në detyrë.

Supremja e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Udhëzimi administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronike fiskalë, ishte publikuar në gazetën zyrtare më 16 prill, një ditë pasi ishte miratuar nga ministri në detyrë, i cili është gjithashtu i betuar si deputet i legjislaturës së re pas zgjedhjeve të shkurtit.

“Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryejë vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe në ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore normative të reja”, tha Supremja.

Ajo tha se për të ishte “i pakontestueshëm fakti” se nga certifikimi zyrtar i rezultateve të zgjedhjeve më 27 mars, ministri Murati figuron si deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Sipas nenit 71 të Kushtetutës, ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar. Për pasojë, nxjerrja e Udhëzimit Administrativ nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese”, u tha në vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco