Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje me situatën në të cilen ndodhet vendi.
Zemaj ka thënë se tashmë në Kosovës po jetohet nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar.
Postimi i plotë:
Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!
[▪️] E ndalin buxhetin për RTK-n, sepse nuk e duan median e pavarur.
[▪️] E bllokojnë KQZ-në, sepse kanë frikë nga zgjedhjet e lira.
[▪️] U bllokojnë buxhetin komunave që s’janë të VV-së, sepse duan të ndëshkojnë qytetarët për bindjet e tyre politike.
[▪️] Ju ndërpresin energjinë bizneseve, duke shkatërruar ekonominë dhe duke varfëruar qytetarin.
Por ajo që nuk e ndalin kurrë, janë tenderët njëburimor dhe sekret “nën tavolinë”!
Kjo nuk është as qeverisje në detyrë, është hakmarrje politike dhe kapje e shtetit!
© SYRI.net