Abdixhiku: VV s’po do t’i krijojë institucionet, t’i merret e drejta e t’i jepet partisë që mund ta sigurojë shumicën

Abdixhiku: VV s’po do t’i krijojë institucionet, t’i merret e drejta e t’i jepet partisë që mund ta sigurojë shumicën

13:14, 23/07/2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur mbi kërkesën e Presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ngërçin institucional.

Abdxihiku tha se tash i takon Kushtetueses të vlerësojë se çfarë do të bëhet tutje pas përfundimit të afatit 30 ditor, mirëpo tha se qëndrimi i tyre është që meqë partia e parë “s’do t’i bëjë institucionet”, le t’i merret kjo e drejtë dhe t’i jepet asaj që mundet ta krijojë shumicën parlamentare.

“Nuk po lypim kohë shtesë. Kushtetuesja është shumë e qartë thotë se e drejta për propozim i takon të parit dhe përgjegjësia i takon të parit. Meqë i pari nuk dëshiron ta shhfyrtëzojë këtë të drejtë, do të ishte e logjikshme që kjo e drejtë t’i merret të parit dhe t’i jepet kujtdo që mund ta bëj. Pra ky është interpretim politik i një ngërçi që na ka sjellë në këtë situatë”, tha Abdixhiku.

Ai përsëriti se duhet marrëveshje politike për krijimin e institucioneve.

“Nuk po themi partisë së dytë. Natyrisht se duhet marrëveshje politike dhe aq e gjërë ka qenë LDK në marrëveshje politike saqë ka afruar Qeveri të unitetit. Kështu bëhen institiucionet, me marrëveshje politike. Partitë ulen dhe bëjnë marrëveshje politike. I pari nuk ka dashtë marrëveshje politike. Ka vendos një proces votimi jokushtetues. Tani i takon Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë se çfarë bëhet tutje. Meqë i pari s’do t’i bëjë institucionet, le t’i merret e drejta sepse s’mund të presim vazhdimisht”, tha Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco