Bislimi takohet me Prattipatin, flasin për ngërçin dhe Planin e Rritjes

Bislimi takohet me Prattipatin, flasin për ngërçin dhe Planin e Rritjes

18:40, 22/07/2025

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftimin e lëshuar nga ZKM thuhet se në këtë takim ata kanë diskutuar mbi zhvillimet politike, si dhe Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian.

“…në kuadër të së cilit zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se qeveria po vijon punën në avancimin e zbatimit të reformave ku ministritë e linjës mbeten të angazhuara maksimalisht.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi znj. Prattipati për takimin e bisedën, duke shprehur mirënjohen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco