Pak para se t’i drejtohet Kushtetueses për ngërçin, Presidentja Osmani pret në zyrë diplomaten amerikane

Pak para se t’i drejtohet Kushtetueses për ngërçin, Presidentja Osmani pret në zyrë diplomaten amerikane

16:08, 22/07/2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim në Presidencë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani dhe Pratippati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Ky takim me Pratippatin vjen pak para se Osmani t’i drejtohet Gjykatës Kushtetutese për bllokadën institucionale, gjë për të cilën Gazeta Online Reporteri.net raportoi gjatë ditës.

Lidhur me këtë ajo do të mbajë edhe konferencë për media në ora 16:00.

26 korriku është afati i fundit nga Gjykata Kushtetutese për konstituimin e Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco