Arrestohen investitori dhe punëkryesi pas vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

Arrestohen investitori dhe punëkryesi pas vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

14:11, 21/07/2025

Janë arrestuar dy persona pas vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë.

Këtë  e ka konfirmuar Enis Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i cili bëri të ditur se bëhet fjalë për investitorin dhe punëkryesin.

Gashi gjithashtu njoftoi se dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Kemi dy persona të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Në bazë të informacioneve deri më tani, kemi të bëjmë me investitorin dhe punëkryesin”, thuhet tutje në konfirmim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco