S’ka të lënduar nga shpërthimi në “Gate Club”

S’ka të lënduar nga shpërthimi në “Gate Club”

10:14, 21/07/2025

Nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi i cili ka ndodhur rreth orës 02:45 në diskotekën “Gate” në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agon Borovci.

“Rreth orës 02:45, është raportuar për një shpërthim në rrugën “Epiri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kundrejt situatës. Nga informacionet fillestare, nuk raportohet për të lënduar. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe po vijon punën e saj, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco