Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:34 në qendër të Prishtinës. Butimet bëjnë me dije se një person ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Viktima është identifikuar si R.B, 23 vjeç.
Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, Policia, hetuesit, forenzika, emergjenca dhe zjarrfikësit, të cilët janë duke hetuar rrethanat e rastit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ka qenë duke i pastruar xhamat e hotelit në momentin e rënies.
Autoritetet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po presin ardhjen e prokurorit për të nisur hetimet dhe zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë incident tragjik.
Më shumë detaje do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.
© SYRI.net