E mbytën me litar dhe e hodhën drejt liqenit të Shkopetit, arrestohet autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës (EMRAT)

E mbytën me litar dhe e hodhën drejt liqenit të Shkopetit, arrestohet autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës (EMRAT)

07:46, 16/07/2025

Janë arrestuar 2 nga autorët e dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit, Renis Dobra krimi ndodhur mbërmjen e 8 korrikut në Madhesh të Ulzës.

Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është kapur nga blutë në Lekbibaj të Tropojës, si edhe Fatjon Bushgjoka, që u arrestua në Tiranë.

Të arrestuarit ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ndërkohë mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

LEXO EDHE: 'Vazhdo, largohu shpejt...'/ Çfarë pa kushëriri i Renis Dobrës natën e ngjarjes? Detaje tronditëse nga ngjarja e Shkopetit

Renis Dobra po kthehej në banesë dhe ndodhej rreth 5 minuta larg shtëpisë kur autorët e rrëmbyen.

Pasi e dhunuan, e mbytën me litar dhe më pas trupin e pajetë të të riut së bashku me makinën ku ai udhëtonte në momentin e rrëmbimit e hodhën drejt liqenit të Shkopetit.

LEXO EDHE: ‘Ec, se jemi policia’/ Si ‘uniformat blu’ ndoqën Renis Dobrën dhe ‘përzunë’ kushëririn e tij! Telefonata e fundit me babain: Po nisem për në shtëpi…

Dyshohet se trupi i 22-vjeçarit Renis Dobra ka dalë nga makina gjatë rrokullisjes, ndërsa u gjet mëngjesin e 9 Korrikut gjatë kërkimeve të familjarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco