Konfirmohet takimi i Abdixhikut dhe diplomates amerikane

Konfirmohet takimi i Abdixhikut dhe diplomates amerikane

16:17, 15/07/2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, është takuar sot me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipatin.

Ky takim është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

“Po, ka qenë drekë punë. Takim i zakonshëm”, deklaroi Mustafa.

Takimi Abdixhiku – Prattipati vjen pas dështimit të seancë së 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e radhës pritet të mbahet të enjten më 17 korrik, me fillim nga ora 11:00./ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco