Ka dështuar edhe tentativa e 47 për konstitumin e Kuvendit të Kosovës.
Në sallë ishin të pranishëm 105 deputetë, ku prej tyre votuan për votuan 51 Komisionin për Votim të Fshehtë.
Kundër dhe abstenime s’kishte
Seanca e radhës do të jetë pas 48 orëve, të enjten më 17 korrik.
Sot janë bërë tre muaj që prej 15 prillit, seancës së parë për konstituimin e Kuvendit, e cila nuk është përmbyllur ende.
Partitë parlamentare nuk po arrijnë të pajtohen për ta konstituuar Kuvendin as pas aktgjykimit të Kushtetueses që obligon që kjo të bëhet brenda 30 ditësh.
Procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – me Vetëvendosjen që kërkon votim të fshehtë, pasi kandidatja e saj Albulena Haxhiu s’i mori 61 vota të nevojshme në votim të hapur – por partitë e tjera e kundërshtojnë një mënyrë të tillë të votimit.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Afati i fundit është 26 korriku.
© SYRI.net