Ka vdekur Bilall Kqiku, njëri prej të dyshuarve për vrasjen në mars të vitit 2024 në Kolovicë, i cili duke tentuar t’i ikë arrestimit nga Policia e Kosovës ra nga kati i katërt i një ndërtese në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar, Shaqir Uka, shef i Klinikës Intensive në QKUK.
“Po, fatkeqësisht pacienti që ju i referoheni nuk ka arrit me ju përballue lëndimeve që ka pësue dhe i njëjti ka ndërrue jetë.”, tha Uka për Reporteri.net.
27 vjeçari ka pasur urdhërarrest ndërkombëtar dhe vendor.
© SYRI.net