Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do mbajë takim me zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan Hanrahan, i cili tash e dy ditë po qëndron në Kosovë.
Takimin mes tyre e konfirmoi sot hapur, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.
Kujtojmë se klankosova.tv, raportoi e para ditë më parë për ardhjen e Hanrahan në Prishtinë.
© SYRI.net