Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private

Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private

09:44, 13/07/2025

Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gojbul të Vushtrrisë.

Lidhur me rastin ekskluzivisht ka raportuar Klankosova.tv.

Sot, policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje.

Sipas organeve të rendit viktima ishte qëlluar me armë zjarri derisa po e ruante një pronë private.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco