“Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu”, Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin

“Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu”, Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin

19:22, 11/07/2025

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të kandidaturës së Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, sot është mbledhur ekipi thelbësor i angazhimit lokal dhe elektoral të partisë.

Abdixhiku ka thënë se kjo është pika e nisjes për finalizimin e programit zgjedhor dhe për vazhdimin e vizionit të LDK-së për kryeqytetin.

“Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu,” ka theksuar Abdixhiku, duke shtuar se ekipi i mbledhur është “i jashtëzakonshëm në Kryeqytet” dhe i përkushtuar për të fituar në zgjedhjet e ardhshme komunale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco