Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve dhe aleatëve është jetike.
Ajo ka bërë me dije se gjatë vizitës në Washington ka qenë pjesë e një diskutimi me diplomatë dhe ekspertë lidhur me synimet e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe përkushtimin për forcimin e aleancës me ShBA’në.
Osmani ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga tryeza./
© SYRI.net