Lushaku-Sadriu: VV po bëhet simbol i korrupsionit në vend, Qeveria i ka bërë dëm epokal shtetit

Lushaku-Sadriu: VV po bëhet simbol i korrupsionit në vend, Qeveria i ka bërë dëm epokal shtetit

10:46, 11/07/2025

Jehona Lushaku Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Vetëvendosja është bërë simbol i korrupsionit në vend, edhe pse ka ardhur në pushtet me kauzën kundër korrupsionit.

E njëjta ka thënë se qeveria Kurti i ka bë dëm epokal shtetit të Kosovës.

‘‘E para të gjithë këta që i kanë uzurpuar zyrat e qeverisë, mbartin përgjegjësi për gjitha kët vendime që po i marrin në mënyrë jo kushtetuese. Aq më tepër për procedurat prokurimi e për procedura të tjera ku nënshkrimet e tyre validojnë për zgjedhje që janë në dëm të buxhetit të Kosovës. Ne mirëpresim çfarëdo lloj hetimi për të sqaruar tenderët një burimor, është e pakapshme qysh një qeveri, një parti politike ka ardh në pushtet me kauzën kundër korrupsionit, e tash po bëhet simbol i korrupsionit në vend. Nuk e di çka duhet me ndodh, për me u bë e qartë se qeveria Kurti i ka bë dëm epokal shtetit të Kosovë ’’, ka thënë Lushaku-Sadriu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco