Policia thotë se i akuzuari për vrasjen në Kolovicë u hodh nga kati i katërt për t’iu shmangur arrestimit

Policia thotë se i akuzuari për vrasjen në Kolovicë u hodh nga kati i katërt për t’iu shmangur arrestimit

10:25, 11/07/2025

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin që ndodhi mbrëmë në Lagjen e Spitalit, ku i dyshuari për vrasje të rëndë, Bilal Kqiku, me qëllim që t’i shmangej arrestimit, është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese.

Në raportin e Policisë thiuhet se i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe se është dërguar në QKUK për trajtim, nën mbikëqyrje policore.

“VRASJE E RËNDË /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Butrinti, Prishtinë  26.03.2024 – 21:20. Më 10.07.2025 njësitë policore kanë arritur ta lokalizojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar lidhur me rastin e ndodhur më 26.03.2024. I dyshuari me qëllim që t’i shmanget arrestimit nga policia, është hedhur nga kati i katërt, si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në mbikëqyrje policore”, thuhet në raport.

Bilal Kqiku, njëri prej të dyshuarve për vrasjen në mars të vitit 2024 në Kolovicë. Ai akuzohet nga Prokuroria për vrasje të rëndë. Ndaj tij, kishte urdhërarresti ndërkombëtar e vendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco