Osmani takohet me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit, diskutojnë për thellimin e partneritit strategjik Kosovë-SHBA

Osmani takohet me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit, diskutojnë për thellimin e partneritit strategjik Kosovë-SHBA

10:22, 11/07/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar në Washington me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Christopher Landau.

Në takim, Osmani tha u diskutua thellimi i marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për qytetarët dhe bizneset.

E para shtet të Kosovës theksoi përkushtimin e vendit për të qëndruar krah për krah me Shtetet e Bashkuara, në përputhje me vizionin e Presidentit amerikan për më shumë siguri, rritje dhe zhvillim ekonomik.

Për takimin njoftoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në komunikatë është theksuar se dikutimi i Osmanit me Landau u fokusua në forcimin e bashkëpubimit ekonomik, i cili do ta largonte Ballkanin nga përçarjet dhe do të promovonte paqen e stabilitetin ekonomik.

“Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Ata diskutuan fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehën besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, u tha në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco