Tre muaj teatër politik – nesër akti i 45-të për Kuvendin!

Tre muaj teatër politik – nesër akti i 45-të për Kuvendin!

14:26, 10/07/2025

Nesër deputetët do të mblidhen për të 45-tën herë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Po bëhen gati tre muaj që kur deputetët çdo 48 orë po mblidhen në Kuvend.

Në seancën e fundit, të martën, dështoi sërish të formohej Komisioni për Votimin e Fshehtë.

Kryesuesi i Kuvendit, Avdni Dehari, ashtu si në disa prej seancave të fundit, edhe të martën kërkoi nga regjia që t’ua ndalte mikrofonin në foltore, përfaqësuesve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Afati i fundit është 22 korriku.

Partitë politike kanë dalë me interpretime të ndryshme rreth këtij vendimi.

Javën e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ftoi në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar opsionet për dalje nga kriza.

Ajo e përmendi edhe mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco