Arianit Koci kërkon protestë masive: Të dielen me 20 korrik ju ftoj të protestojmë bashkë para Kuvendit

Arianit Koci kërkon protestë masive: Të dielen me 20 korrik ju ftoj të protestojmë bashkë para Kuvendit

14:08, 09/07/2025

Avokati Arianit Koci pas dështimit të 44-të të konstituimit të Kuvendit, ka bërë thirrje për protestë masive, shkruan Demos. Nëse deri te dështimi i 50-të nuk konstituohet Kuvendi – të dielën, më 20 korrik, në ora 11:00, para Kuvendit të Kosovës, ju ftoj të protestojmë bashkë.

“Protesta do të jetë e qetë dhe paqësore, me një kërkesë të qartë:

Të funksionojnë institucionet. Të marrë fund bllokada.

Kjo çështje na përket të gjithëve.

Qytetaria aktive është e domosdoshme.

Si shenjë që e kam përkrahjen tuaj, më duhen të paktën 10.000 pëlqime në këtë postim.

Nëse nuk i kam – protestën e vazhdoj i vetëm.

P.S.

Sipas ligjit, protesta duhet të njoftohet paraprakisht në polici.

Prandaj, më duhet ta di me kohë:

A do të dal vetëm – apo bashkë me qytetarë të tjerë?”, ka shkruar ai në Facebook.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco