Krasniqi viziton Thaçin në Hagë: Asnjë ankesë edhe pse i mohohet e drejta për të parë babanë e sëmurë

Krasniqi viziton Thaçin në Hagë: Asnjë ankesë edhe pse i mohohet e drejta për të parë babanë e sëmurë

17:27, 09/03/2025

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Hagë ku ka vizituar Hashim Thaçin, për të cilin thotë se si gjithmonë ishte i qetë dhe i palëkundur.

Ai thotë se Thaçi me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën, për rrugën dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

“Asnjë ankesë, asnjë shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet e drejta për të parë babanë e tij të sëmurë”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i tij i plotë:

Sot, një tjetër vizitë në Hagë – në një vend që për Hashim Thaçin dhe çlirimtarët tanë është një betejë e re. Një front ku liria tash e pesë vjet po mbrohet ndryshe – me qëndresë dhe dinjitet.

Presidenti Thaçi, si gjithmonë, i qetë dhe i palëkundur. E di se e vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë. Me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën, për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë – e cila gjithmonë kërkon sakrificë dhe angazhim të pandalshëm.

Asnjë ankesë, asnjë shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet e drejta për të parë babanë e tij të sëmurë. Vetëm një besim i palëkundur se drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë.

Dhe kur nata të kalojë e hija e padrejtësisë të shembet – me dritën e së vërtetës dhe të lirisë – Dielli do të lindë përsëri!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco