Mot me diell sot, maksimalja deri në 20 gradë

Mot me diell sot, maksimalja deri në 20 gradë

09:45, 07/03/2025

Kryesisht me kthjellime e diell parashihet dita e premtë. Orëve të mëngjesit kalojnë vransira të pakta, kryesisht shtresore të larta. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, jugore e juglindore 3-6m/s. Temperaturat minimale zbresin në -1C e 3C, e maksimale shkojnë deri në 20C e 22C.

Vransira kalojnë ditën e shtunë mbi vend, por mbetet edhe më tutje ngrohtë, me maksimale prej 19C e 20C. 

Kryesisht me kthjellime e diell të dielen. Të hënën gradualisht shtohen vransira, e ditën e martë më pas priten kushte për të reshura shiu. 

Temperaturat arrinë deri në 21C e 22C të hënën, e më pas pësojnë rënie të lehtë. Minimalet luhaten ndërmjet 0C e 4C. Erëra të lehta dhe mesatare frynë nga jugu e juglindja. Nga dita e hënë mund të jenë më të fuqishme dhe frynë nga jugperëndimi me hove mbi 15m/s, njofton Mendimi për Motin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco