Shpallet konkurs për 37 bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat e Kosovës

Shpallet konkurs për 37 bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat e Kosovës

09:44, 07/03/2025

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka shpallur konkurs publik për rekrutimin e 37 bashkëpunëtorëve profesionalë në gjykatat e Republikës së Kosovës. Ky konkurs është në përputhje me Aktgjykimin nr. Ref AGJ. 1583/20 të Gjykatës Kushtetuese, Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës Nr. 06/L-055, Ligjin Nr. 06/L-054 për Gjykatat, si dhe rregulloret përkatëse për procedurat e rekrutimit dhe klasifikimin e vendeve të punës në administratën e sistemit gjyqësor.

Vendimi për shpalljen e këtij konkursi është miratuar nga KGjK me nr. 88/2024 më 28 shkurt 2025.

Gjykata e Apelit – 6 vende të lira (Koeficienti: 8.5, Paga Bruto: 990.0€)

Gjykata Themelore – Prishtinë – 5 vende të lira (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Dega – Podujevë – 3 vende të lira (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Dega – Lipjan – 2 vende të lira (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Dega – Gllogoc – 2 vende të lira (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Dega – Graçanicë – 1 vend i lirë për komunitetin serb (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Gjykata Themelore – Prizren – 4 vende të lira (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Dega – Suharekë – 2 vende të lira (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Dega – Kamenicë – 2 vende të lira (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Dega – Novobërdë – 1 vend i lirë (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Dega – Kaçanik – 1 vend i lirë (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Dega – Istog – 1 vend i lirë (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Dega – Klinë – 2 vende të lira (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Dega – Deçan – 2 vende të lira (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Gjykata Themelore – Gjakovë – 2 vende të lira (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€)

Dega – Vushtrri – 1 vend i lirë (Koeficienti: 7.14, Paga Bruto: 840.40€).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco