Gazetari Bledian Koka shprehet se kryeministri Edi Rama përmes vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e platformës sociale TikTok, nuk ka përe qëllim mbrojtjen e fëmijëve të qytetarëve shqiptarë, më shumë se sa ka arsye personale dhe politike për një vendim të tillë.
I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Koka tha se Shqipëria rreshtohet krah vendeve të Azisë për mbylljen e rrjetit social, e jo atyre të BE e vendeve përëndimore, që si argument sjellin sigurinë kombëtare të shteteve të tyre.
Sipas gazetarit Koka, në VKM e publikuar këtë të enjte nga qeveria për mbylljen e platformës sociale TikTok, nuk përmendet mbrojtja e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, të cilat u bënë publike rreth dy vite më parë, ndërsa qeveria hoqi përgjegjësinë për bërjen publike të tyre.
Rama takoi vetë përfaqësuesit e TikTok si një mundësi për të diskutuar se mund të filtrohej e kontrollohej tiktok. Pyetja është se si ka mundësi që pas këtij takimi i rikthehet këtij vendimi. Janë disa lloje vendesh për të mbyllur tiktok. India, Afganistan, Iran, Pakistan dhe pas një jave dhe Shiqpëria.
India më 2020 ndaloi tiktok së bashku me 60 aplikacione të tjera, për shkak të përplasjeve ushatrake. Afganistan, talibanët e mbyllën për ndikim të të rinjtë, gjejeni pak me kë ngjan. Sot këtyre vendeve u bashkohet Shqipëria, për mbrojtjen e sigurisë së të rinjve. E gjithë ambula ka nisur me vrasjen e Martin Canajt. U sqarua se as agresori dhe viktima s‘kishin tiktok dhe konflikti s‘ka nisur nga tiktok.
Kush janë vendet që ka rrezik për tiktok më perëndim. Australia, Belgjika, Estonia dhe Holanda. Në këto 5 vende evropiane, i vetmi shqetësim është se pajisjet që përdoren nga zyrtarët e administratës dhe politikanët.
Nëse Rama sot do të na thoshte është për të mbrojtur të dhënat e qytetarëve që para 2 vitesh dolën në shesh, unë do e kuptoja. S’përmendet në asnjë moment rreziku se përdorimi i këtij rrjeti social është skandali për mbrojtjen e të dhënave personale. Nëse Rama do na mbronte fëmijët tanë, ta dijë se ka 2 raste tjera, në Fier e Burrel edhe për shkak të konflikteve me rrjetet sociale në Shqipëri që qeveria s’i merr dot në konsideratë, por është qëllimi i tij për arsye perosnale e politike.
© SYRI.net