Rifat Jashari – Xhelal Sveçlës në prani të Kurtit: Sa herë kom ngu, gjithë ma mirë ma ka qitë

Rifat Jashari – Xhelal Sveçlës në prani të Kurtit: Sa herë kom ngu, gjithë ma mirë ma ka qitë

13:45, 06/03/2025

Pas vizitës dhe homazheve të sotme që kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij i bënë memorialit “Adem Jashari” në Prekaz, të gjithë bashkë shkuan në kullën e familjes Jashari. Aty i priti Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.

I ulur në krye të kullës, afër tij ishin kryeministri i Kosovës Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brenshme Xhelal Sveçla.

Këtij të fundit, vëllai i komandantit legjendar iu drejtua me një mesazh, pasi i erdhi rendi për ta përshëndetur.

Jashari e pyeti Sveçlën a po e ngon kënd, a veç veten.

“A po të ngo kush, a po e ngo kon a veç veten”, ishte pyetja e Rifat Jasharit drejtuar Sveçlës.

Ky i fundit shkurt i tha se po, po dëgjon. “Po ngoj”.

Menjëherë pas kësaj, Jashari ia dha edhe një mësim Sveçlës.

“Unë sa here kom ngu, gjithë ma mirë ma ka qitë”, ishin fjalët e tij drejtuar ministrit Sveçla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco