Kurti më i votuari me 337 mijë e 101 vota, kaq vota i morën Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj

Kurti më i votuari me 337 mijë e 101 vota, kaq vota i morën Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj

13:30, 06/03/2025

Tashmë ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryetari i saj, Albin Kurti ka marrë më së shumti vota. 

Kurti ka marrë 337 mijë e 101 vota. Madje ai del të jetë lideri më i votuar në historinë e Kosovës, duke qenë se Vjosa Osmani ishte më e votuara me 300 mijë e 756 vota në zgjedhjet e vitit 2021.

Kandidati i dytë më i votuar është Bedri Hamza i PDK-së, i cili ka marrë 173 mijë e 438 vota.

Lumir Abdixhiku i LDK-së nga zgjedhjet e 9 shkurtit ka arritur të marrë 146 mijë e 352 vota.

Ndërsa, 44 mijë e 990 vota ka marrë kandidati për Kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA.+

VOTIMI NË KOSOVË

Albin Kurti 290862

Bedri Hamza 164459

Lumir Abdixhiku 126297

Ramush Haradianaj 42658

VOTIMI ME KUSHT

Albin Kurti 4318

Bedri Hamza 2051

Lumir Abdixhiku 1347

Ramush Haradinaj 453

VOTIMI ME NEVOJA TË VEÇANTA

Albin Kurti 621

Bedri Hamza 499

Lumir Abdixhiku 389

Ramush Haradinaj 170

VOTIMI PËRMES POSTËS

Albin Kurti 30508

Bedri Hamza 5375

Lumir Abdixhiku 17358

Ramush Haradinaj 1477

VOTIMI NË PËRFAQËSI DIPLOMATIKE

Albin Kurti 10792

Bedri Hamza 1054

Lumir Abdixhiku 961

Ramush Haradinaj 232

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco