Një burrë është arrestuar në Malishevë, meqë dyshohet se ka dhunuar gruan me të cilën ka qenë në lidhje.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM – Malishevë / 04.03.2025 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
© SYRI.net