Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin e kryeministrit Albin Kurti ndaj mediave.
Kurti sot nga Gjilani kur u pyet se përse nuk ka shkuar të dëshmojë në Prokurori për rastin e Rezervave Shtetërore, tha se “gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi,” ka deklaruar Kurti në Gjilan.
“Këtë deklaratë e ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore, intervistë e caktuar për orën 10:00. AGK-ja e dënon këtë gjuhë të Kryeministrit në detyrë dhe rithekson se një retorikë e tillë është e papranueshme, rrezikon gazetarët dhe mediet, si dhe minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.”, thuhet në reagimin e AGK-së.
© SYRI.net