Dy fëmijë në Prishtinë të zhdukur qe tetë ditë

Dy fëmijë në Prishtinë të zhdukur qe tetë ditë

09:27, 04/03/2025

Në Prishtinë dy fëmijë, një djalë e një vajzë të mitur janë larguar nga shtëpia më 24 shkurt e deri më tani nuk dihet vendndodhja e tyre.

Rastin në polici e kanë raportuar nënat e tyre.

Rasti është iniciuar si “person i zhdukur”.

“Prishtinë 03.03.2025 – 11:20. Më datën e lartcekur dy ankuese femra kosovare, kanë lajmëruar në polici se më datë 24.02.2025 dy fëmijët e tyre (djalë dhe vajzë) të moshës së mitur janë larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco