Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj, të dyshuarit nën kërcënimin e armës vjedhin një mijë euro

Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj, të dyshuarit nën kërcënimin e armës vjedhin një mijë euro

09:15, 04/03/2025

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një market në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se sipas punëtores së marketit dy të dyshuarit nën kërcënimin e armës grabitën nga arka rreth një mijë euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Me datën dhe kohën e lartcekur ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market. Sipas viktimës femër  kosovare–punëtore e marketit, dy të dyshuar nën kërcenim të armës nga arka kanë grabitur para të gatshme rreth njëmijë (1000) euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Ndërkaq, viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco